Të preferuarën e saj në Big Brother VIP Kosova duket se e ka edhe Teuta Krasniqi.
Aktorja e njohur ka zbuluar përmes një postimi se për kë bën tifo në sezonin e parë të spektaklit.
Bëhet fjalë për aktoren Arta Selimi.
Kolegia e saj njëherësh është edhe një mikeshë shumë e mirë e Teutës.
“Cukla jem”, është shprehur Teuta përmes një postimi.
Aktorja Arta Selimi është një ndër emrat e njohur që i janë bashkuar kastit. Ajo njihet për rolet e shumta në prodhime kinematografike vendore dhe mes tjerash edhe për rolin në serialin shumë të ndjekur dikur, “Tre gjermanët e trashë”. /Prive.al