Festë luksoze! Brenda ditëlindjes së 32-të të Rita Orës

By

Rita Ora ka shijuar një arratisje luksoze njëjavore në Alpet Franceze për ditëlindjen e saj të 32-të.

Këngëtarja po feston me disa nga miqtë e saj më të afërt në një shtëpi luksoze që ndodhet pranë malit Blanc, sipas The Sun.

Rita nuk kurseu asnjë shpenzim për shtëpinë luksoze – në pronësi të Koleksionit Ultima – e cila thuhet se vjen me një kosto fantastike prej 23,000 euro  për natë.

Mes atyre që iu bashkuan Ritës ishin ish-ylli i TOWIE, Vas J Morgan, ndërsa partneri i saj Taika Waititi u tha se qëndroi aty për disa ditë.

Një burim i tha publikimit: “Shumë miq të Ritës janë mësuar me stilin e jetës së saj, por të gjithë thoshin se kurrë nuk kishin parë kësi luksi më parë”.

“Taika [Waititi] nuk ishte në gjendje të qëndronte gjatë gjithë javës, por ia doli për disa ditë. Atë mbrëmje ata të gjithë hëngrën një darkë të këndshme nga një kuzhinier privat”.

“2022 ka qenë një ëndërr për Ritën, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm