Këtë stil veshjeje Adelina Ismajli e solli dy dekada para Kim Kardashian

By

Kim Kardashian mund të ketë munguar në Javën e Modës në Paris, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ishte e njohur në ditën e shfaqjes së Balenciaga-s pranverë/verë 2023. Si ambasadore zyrtare e markës, ajo ka pozuar në një look të frymëzuar nga tema e spektaklit.

Kardashian u paraqit e mbështjellë me fustan të bërë me rripa të trashë lëkure, të stiluar me take futuriste dhe syze dielli me krahë të sezonit të ri të markës.

Kim Kardashian works her magic in sexy belted dress and Balenciaga shades | Daily Mail Online

Në fakt, për ne që jemi rritur me muzikën dhe videoklipet e Adelina Ismajlit një stil i tillë nuk na duket i paparë. Në vitin 2000, këngëtarja kishte po të njëjtën ide – dhe jo nga Balenciaga – për bustin dhe pamjen e saj e kishte kompletuar me pantallona dhe një xhup të gjatë të zi. Grimi i saj kishte tematike të errët dhe madje ajo kishte vënë edhe lente kontakti të kaltërta.

Me këtë veshje Adelina ishte paraqitur në videoklipin e këngës “Largohu nga frajeri im” dhe sa për nostalgji mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm