Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin “Gangsta’s Paradise”, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.
Menaxheri i tij Jarez Posey, tha për mediat amerikane se artisti u gjet pa shenja jeta në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Angeles.
Coolio filloi të bënte muzikë në vitin 1980, por ai forcoi vendin e tij në historinë e hip-hopit kur regjistroi këngën legjendare “Gangsta’s Paradise” në vitin 1995.
Shkaku i saktë i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende.
Megjithatë, Posey tha për TMZ, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.
Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për “Gangsta’s Paradise”, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin Dangerous Minds me Michelle Pfeiffer.
Kënga vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe sapo ka kaluar një miliard shikime në YouTube, njofton Klankosova.tv.
Coolio, llogaritet të jetë reperi i parë ndërkombëtar, i cili dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, kishte mbajtur koncert para mijëra fansave në Prishtinë dhe kështu ai u hapi rrugë yjeve tjerë botëror.