Trend i ri, Kanye West del me papuçe me zbukurime diamantësh

By

Rep artisti, Kanye West  ka marrë pjesë në Javën e Modës në Londër të markës Burrbery për sezonin pranverë-verë 2023.

Por, më shumë se prezenca e tij, vëmendje mori stili i veshjes.

Ylli i hitit “Famous”, pas një kohe të gjatë ka vendosur që të mos paraqitet me çizmet e tij ikonike, me ngjyrë të zezë.

Në vend të tyre, rep artisti i cili së fundmi edhe zyrtarisht ka ndryshuar emrin e tij nga Kanye West në Ye, ka veshur një palë papuçe me zbukurime diamanti dhe çorape të zeza.

Stilit të tij të veshjes Ye i kishte shtuar edhe një pale pantallona e xhaketë lëkure, të gjitha në ngjyrë të zezë.

Së fundmi, Ye kishte bërë bujë me deklaratat e tij në emisionin “Good Morning America”, ku i kishte kërkuar falje për stresin e shkaktuar, ish-gruas së tij, modeles, Kim Kardashian.

Ndryshe, Ye dhe Kim kanw katër fëmijë, vajzën tetë vjeçare, North, djalin gjashtë vjeçar Saint, vajzën katër vjeçar, Chicago dhe djalin dy vjeçar, Saint.

Artikuj të ngjashëm