A u dëshpërua Flaka Krelani nga Festivali i Këngës ?!

By

Të gjithëve pa dyshim na kujtohet viti 2007 kur Flaka Krelani bashkë me Doruntina Dishën konkuruan në Festivalin e Këngës me ”Jeta kërkon dashuri”.

Atëbotë, vendimi i Alban Skenderajt për ta votuar këngën me zero pikë, pati ngjallur reagim dhe nervozë të madhe duke mbjellur përshtypjen se pa marrë parasysh kualitetin, artistët shqiptarë nga Kosova nuk vlerësohen drejt në Shqipëri.

U deshën të kalojnë disa vite nga ai moment që fatmirësisht, kjo ide të venitej. Por, edhe në tentimin e mbrëmshëm, Flaka përsëri nuk u rangua e para, megjithëse ishte favorite.

Megjithatë kësaj here, asaj nuk i ka mbetur hatri nga ndonjë padrejtësi eventuale. Përmes një postimi në Facebook ajo është shprehur: Nuk eshte me rendesi çmimi … Eshte e rendesishme te punosh me dashuri dhe me njerez te dashur! Faleminderit Alfred Kacinari dhe Qendrim Xhimi Krelani dhe te gjitha ju qe besoni ne veprat e mia …. 2016 na pret pune e madhe! JU DUA.

Mbetet të shihet në muajt në vijim se me çfarë do na surprizojë Flaka. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm