Artistët tanë ‘dogjën’ skenën e “Alba Festival”

By

Festival që premton dy ditë festë, këngë dhe kulturë shqiptare.

“Alba Festival” është një ngjarje kulturore që ka mbledhur në Cyrih të Zvicrës, plot këngëtarë të njohur shqiptarë që elektrizuan turmën e madhe me hitet e tyre.

Nën performancën e artistëve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, morën pjesë me mijëra fansa nga të gjitha trojet shqiptare, nën tingujt e muzikës së bukur shqipe.

Dita e dytë e Festivalit vazhdoi ditën e djeshme nën performancën e artistëve si Yll Limani, Tayna, Regard, Dardan, Getto Geasy, Butrint Imeri dhe Dafina Zeqiri.

Me performancë fantastike nga artistët tanë e gjithë turma ishte nën elektrizimin e këngëve të tyre.

Pamjet se si artistët tanë ‘dogjën’ “Alba Fesrival” flasin vetë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm