Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e Berisha për humbjen e Vjosës.
E para e shtetit tha se producentja e njohur ishte model i gruas së guximshne e stoike.
Lexoni më poshtë deklaratën e Osmanit;
Ajo ishte jo vetëm një profesioniste e shquar, por edhe model i gruas së guximshme e stoike, ndaj e tillë do të mbetet në kujtesën tonë.
Kontributi i saj në industrinë e filmit është i çmuar. Ajo la pas një festival filmi, të cilin e bashkëthemeloi dhe i cili do të mbetet simbol me të cilën do ta kujtojmë përherë.
Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!
Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Berisha!
I përhershëm qoftë kujtimi për znj.Vjosa Berisha!