Estto dhe Soni bashkojnë forcat!

By

Në mesin e shumë projekteve të verës, një bashkim forcash po vjen nga Estto dhe Soni Malaj.

Dy artistët janë bërë bashkë për projektin e ri me ritme verore.

Kënga do ketë të bashkëngjitur edhe videoklipin.

Gjithçka sa i përket punëve ka mbaruar dhe më në fund, ka edhe një datë të publikimit.

Projekti “Amante” del të premten, pasdite në orën 18:00.

Si Estto ashtu edhe Soni na kanë sjellë gjithnjë projekte shumë të mira, andaj pritshmëritë për këngën janë goxha të larta./prive.al

Artikuj të ngjashëm