“Sunny Hill Festival” dështon në Prishtinë, festivali zhvendoset në vend tjetër

By

Në datat 4 deri më 7 gusht, “Sunny Hill Festival” do të kumbonte anëmbanë Prishtinës.

Mirëpo lajmi i keq është që festivali është anuluar sa i përket zhvillimit të tij në kryeqytet.

Më parë, Komuna e Prishtinës ishte pajtuar që t’ia japë “Sunny Hill Festival” 17 hektarë tokë në shfrytëzim për 99 vjet në mënyrë që ky event që mbledh yje botërorë të mbahej në Kosovë.

Por, përfundimisht zvarritja e proceseve të organizimit ka detyruar që organizatorët të tërhiqen dhe të vendosen në një tjetër vend.

Nga burime të afërta Prive merr vesh që Tirana do të mirëpresë këtë vit festivalin e famshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm