Nuk e ftoi as në dasmë, reagon nëna e Britney Spears

By

Nëna e Britney Spears po flet për martesën e vajzës së saj me Sam Asghari, pavarësisht se nuk ka marrë një ftesë.

Lynne Spears komentoi në postimin e saj të së premtes në Instagram për ceremoninë përrallore. “Ti dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur!”, shkroi Lynne.

Nëna, babai dhe motra e Britney, Jamie Lynn, u lanë të gjithë jashtë listës së të ftuarve kur Brit dhe Sam vendosën të martoheshin javën e kaluar në shtëpinë e tyre në Thousand Oaks, CA, sipas TMZ.

“Dasma juaj është dasma e ëndrrave”!” tha nëna e Britney. “Dhe ta kesh atë në shtëpinë tënde e bën atë kaq sentimentale dhe të veçantë!” shtoi Lynne. “Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm