Çka u tha Noizy, policëve pasi iu vu tritol në lokal?

By

Është zbardhur dëshmia e parë e Noizyt dhënë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me trotil në lokalin e tij në Durrës.

Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit, raporton News24.

Artikuj të ngjashëm