Dy ditë më parë, Mozzik dhe Xhensila morën rrugën drejt Zvicrës për të performuar në Luzern.
E nga videot që janë shpërndarë në rrjetet sociale nga këngëtarja, shihet se atmosfera ishte impozante dhe klubi ishte i stërmbushur nga fansa të mbledhur për të ndjekur performancën e dyshes.
Xhensila në postim, nuk ka harruar t’i falemnderojë të pranishmit.
Ndryshe, ‘Ama dorën’ ishte ndër projektet më të suksesshme të sezonit të nxehtë dhe pavarësisht faktit se për javë të tëra u fshi nga Youtube, prapë se prapë qëndron shumë mirë me shikimet.
Në plane, është edhe një bashkëpunim tjetër nga Xhensila me Kidën, një tjetër emër i ‘On Records’. /Prive.al/
Faleminderit Avalona Club, Luzern.