Lajmi fantastik nga Alban Ramosaj i vërtetë apo vetëm një rreng i 1 prillit?

By

Ai ka dëshmuar veten në muzikë dhe tani po dëshmon veten edhe në aktrim! Alban Ramosaj sapo ka ndarë një lajm fantastik me ndjekësit e tij në Instagram.

Ai ka njoftuar se do të jetë pjesë e serialit që vjen si vazhdimësi e “Game Of Thrones”, “House of the Dragon”.

“Jam i emocionuar t’ju njoftoj se jam zyrtarisht pjesë e kastit për të luajtur në serialin që përmban ngjarjet para #GameOfThrones, #HouseOfTheDragon #FIREËILLREIGN #BehindTheScenes”- shkruan këngëtari.

View this post on Instagram

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

Por, ndjekësit në komente nuk duken aspak të bindur me këtë ‘lajm’ që këngëtari ka ndarë. Shumë nga ata thonë se ky është vetëm rreng për ditën e gënjeshtrave. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm