Artisti shumë i dashur për publikun tërhiqet nga muzika

By

Daddy Yankee po tërhiqet nga muzika!

Të dielën, këngëtari 45 vjeçar nga Puerto Rico, njoftoi se po tërhiqet nga muzika pas publikimit të albumit të tij të fundit “Legendaddy”, dhe një turne të fundit botëror.

“Sot, unë po shpall tërheqjen time nga muzika duke i dhënë produkesionit tim më të mirën dhe turneun tim më të mirë të koncerteve”, tha Daddy Yankee në një deklaratë të marrë nga Billboard.

“Unë do të them lamtumirë duke festuar këto 32 vjet përvojë me këtë artikull të ri koleksionist, albumin Legendaddy”.

Daddy Yankee, i njohur gjithashtu si Mbreti i Reggaeton, së pari shpërtheu në industrinë e muzikës kur publikoi mega-hitin e tij “Gasolina”. Gjatë viteve, ai ka marrë çmime të panumërta, duke përfshirë pesë çmime Latin Grammy, dy Billboard Music Awards dhe 14 Billboard Latin Music Awards.

Artikuj të ngjashëm