Kim Kardashian jep një këshillë për gratë dhe rrjeti ‘tërbohet’

By

Kim Kardashian ka thyer edhe një herë internetin – këtë herë për këshilla për “gratë në biznes” dhe duke thënë: “Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë”.

Ylli i realitetit dhe biznesmenja miliardere i bëri komentet në një intervistë për Variety përpara publikimit të shfaqjes së re të familjes së saj, The Kardashians.

“Kam këshillat më të mira për gratë në biznes”, thotë Kardashian në një klip që u bë viral në rrjetet sociale. “Ngrije bythën dhe puno. Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë.”

Shumë në mediat sociale nxituan të theksojnë se rritja në një familje të pasur në Los Angeles ka avantazhet e saj kur bëhet fjalë për të gjetur punë, duke i përshkruar komentet e yllit si ‘të pandjeshme’.

Disa nga reagimet në rrjetet sociale:

“Do të doja të kisha lindur e pasur në mënyrë që isha e suksesshme”, komentoi një përdoruese e Twitter.

“Më pëlqen kur njerëzit që kanë lindur nga prindër jashtëzakonisht të pasur dhe kanë miq të fuqishëm, flasin për rëndësinë e punës,” tha një tjetër.

“Ti ishe një produkt i mirëfilltë i një stili jetese elitare tashmë të krijuar. Vajzë mbylle dhe na lini të qetë ne njerëzit e klasës punëtore!” komentoi një përdorues tjetër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm