DiCaprio dhuron miliona dollarë për Ukrainën! Çka e lidh aktorin me këtë shtet?

By

Miliona dollarë të Hollivudit i janë zotuar Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Aktori Leonardo DiCaprio ka dhuruar 10 milionë dollarë, sipas polishnews.co.uk – dhe kjo nuk është vetëm sepse ai është një filantrop. Ylli 47-vjeçar ka rrënjë ukrainase – gjyshja e tij, Helena, lindi në Odessa në jug të Ukrainës, nga ku u transferua në Gjermani në vitin 1917.

Leonardo, i rritur nga nëna e tij, Irmelin dhe gjyshja, u shoqërua nga të dy në premierat e filmave të tij si Titanic dhe The Man In The Iron Mask. Donacioni prej 10 milionë dollarësh i Leonardo DiCaprio për Ukrainën u zbulua nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit, i cili promovon zhvillimin në Evropën Lindore, raporton polishnews.co.uk. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm