Programi më i madh i humorit në Shqipëri – “Portokalli” do të rikthehet këtë të dielë me sezonin e ri.
Siç e do tradita, nisjes i ka paraprirë një promo paralajmëruese me kastin e aktorëve ku ndjekësit kanë spikatur një mungesë, të rëndësishme.
Fjala është për një prej aktorëve më të preferuar të publikut, skeçet e të cilit numërojnë miliona shikime edhe në platformat online.
Në promo mungon Florjan Binaj i cili në nisje të “Portokalli” nuk është fare në Shqipëri.
Teksa pjesa tjetër e kastit janë në prova, ai saktësisht në këtë kohë është në një ekspeditë turistike në Kenia të Afrikës.
Nuk dihet nëse Flori do t’i bashkëngjitet programit më vonë apo bëhet fjalë për ndonjë largim përfundimtar. Prej kohësh, me raste në media përflitet një gjë e tillë por deri tash, Flori i ka qëndruar besnik logos në të cilën nisi karrierën shumë vite më parë. /Prive.al