Reperja amerikane Eve i ka prezantuar botës djalin e saj.
Reperja, aktorja dhe ish-prezantuesja e “The Talk” mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin sipërmarrësin Maximillion Cooper.
Lajmin e bëri të ditur vet artistja Eve, përmes një fotografie të postuar të vogëlushit duke fjetur në llogarinë e saj të verifikuar në Instagram.
“Djali ynë i bukur lindi më 1 shkurt 2022”, shkruhej në mbishkrim. “Wilde Wolf Fife Alexander Somers Cooper. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë këtë ndjenjë”.
Dyshja u martuan në vitin 2014. Eve i tha revistës “People” në 2020 se karantina gjatë pandemisë i kishte afruar ata.
“Kjo do të tingëllojë kaq e çuditshme dhe betohem se kërkoj falje sepse nuk jam romantike – por është ngurtësuar pse rashë në dashuri me të,” tha ajo. “Na afroi më shumë dhe më bëri të kuptoj: “Uau, ne zgjodhëm njëri-tjetrin dhe kjo është një zgjedhje e shkëlqyer”.