Jeta e Unikkatilit në një dokumentar ?!

By

Karriera e tij ka shënuar historinë e hip hopit shqiptar. Si ndër të parët që kultivoi këtë lloj të muzikës, Viktor Palokaj vuri standarte të cilat u ndoqën më pas edhe nga kolegët e tij.

Krijimtaria muzikore bashkë me grupin TBA madje edhe hyri në librin e historisë së hip-hopit botëror me këngët si “Demokraci”, Ta “zhdukim policinë”, “Shpirti në Paqë”.

E i gjithë ky rrugëtim mendohet që në një të ardhme jo të largët të vizuelizohet edhe përmes një dokumentari. Prive mëson se është në plan realizmi i një dokumentari për jetën e Viktor Palokajt.

Megjithatë, momentalisht gjithçka është në trajtën e idesë dhe asgjë nuk ka konkrete në këtë drejtim. Një gjë dihet sigurt, fansa të shumtë do e presin me padurim një prodhim të tillë që do i kushtohet atij që për shumëkë është ikona e pakontestueshme e repit shqiptar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm