John Mulaney ka finalizuar divorcin e tij nga Anna Marie Tendler.
Sipas të dhënave të gjykatës të siguruara nga TMZ, komediani, ndërpreu ligjërisht martesën e tij shtatëvjeçare me grimeren në qytetin e New York-ut, pesë muaj pasi ai filloi procesin.
Ish-çifti – i cili u martua në verën e vitit 2014 në malet Catskills në veri të New York-ut, konfirmoi ndarjen e tyre në muajin maj përpara se Mulaney të paraqiste kërkesën për divorc në korrik.
“Më thyhet zemra që John ka vendosur t’i japë fund martesës sonë. I uroj atij mbështetje dhe sukses ndërsa vazhdon shërimin e tij”, tha Tendler në një deklaratë në atë kohë, duke iu referuar periudhës së rehabilitimit të Mulaney në vitin 2020 për varësinë nga alkooli dhe kokaina.
Një javë pasi ndarja e Mulaney-t nga Tendler u bë titujt kryesorë, u publikuan lajmet se ai po dilte me Olivia Munn.
Më pak se dy muaj më vonë, u zbulua se Munn ishte shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit.