Dagz ‘harron’ PM-in, nuk del të nesërmen nga “Big Brother VIP”

By

Dy djemtë që ishin një në lojë, DJ Dagz dhe PM dje u eliminuan nga votat e publikut.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Njërin prej tyre, publiku vendosi ta kthejë dhe ai ishte Dagz.

Në spektakël fillmisht të dy u  dukën të vendosur të mos kthehen, teksa pas insistimit të Arbanës, gjërat ndryshuan.

Dagz hyri në shtëpi me premtimin që do kthehet nesër, diçka që PM ia kujtoi edhe nga studio.

Por, DJ-i nga Vushtrria ka ndryshuar mendje në shtëpi. Ai nuk e bëri atë që premtoi dhe po qëndron.

Në orët e hershme të mëngjesit, në një bisedë me banorët, ai deklaroi se është “90 përqind i bindur të dalë por 10 përqindëshi është më i fortë”.

Gjatë ditës, 90-shi duket të jetë “avulluar”.

Shumica e ndjekësve e kanë kritikuar për këtë ndryshim në qëndrim duke e konsideruar si “tradhti” ndaj PM me të cilin kishte hyrë bashkkë Dagzi dhe si dy miq, ishin zotuar që edhe të mbaronin aventurën së bashku. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm