Tashmë është zyrtare.
Phoebe Bridgers dhe Paul Mescal postuan foton e tyre të parë së bashku në rrjetet sociale të premten.
View this post on Instagram
Bridgers dhe Mescal fillimisht ndezën thashethemet për lidhje pasi thuhet se kaluan një pushim romantik së bashku në Londër në gusht të vitit 2020. Por ky lajm nuk u konfirmua asnjëherë nga dyshja.
Edhe pse ky postim shënon herën e parë që çifti është zyrtarizuar në Instagram, ata bënë debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq në Gala Art+Film LACMA 2021 në nëntor, por deri më tani nuk u shprehën publikisht si çift.