Vetëm disa orë pasi festoi një nder të madh nga Billboard Chats, Dua Lipa ishte e mwrzitur të premten mbrëma kur ndau lajmin e trishtë se sëmundja e kishte detyruar atë të tërhiqej nga një koncert i ardhshëm.
Dua Lipa është detyruar të anulojë një koncert të ardhshëm me “urdhrin e mjekut”.
Këngëtarja fituese e çmimeve, 26 vjeçe, rrëfeu se ishte “zemërthyer” kur ndau lajmin e hidhur me fansat e saj të premten.
Dua do të performonte në Nju Jork javën e ardhshme së bashku me yje si Lil Nas X dhe Ed Sheeran në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball.
Por të premten mbrëma, këngëtarja e talentuar njoftoi në rrjetet sociale se ishte tërhequr nga koncerti i ardhshëm për shkak të diagnostikimit me laringit.
Këngëtarja ka shpjeguar në Instagram Stories se i duheshin disa ditë “për t’u shëruar plotësisht”. /Prive.al