Uria është një gjendje mbijetese në të cilën trupi hyn kur kalon për periudha të gjata kohore pa ushqim, ujë ose të dyja dhe përfundimisht uria çon në vdekje.
Efektet afatgjata të mungesës së një burimi të jashtëm ushqimor janë të tmerrshme për trupin tuaj. Kjo e shtyn trupin të marrë ushqim nga vetja, pra trupi juaj bëhet një vetë-kanibal.
Sipas ekspertëve dhe studimeve, trupi i njeriut mund të zgjasë nga 20 deri në 40 ditë pa ngrënë, por do të ketë efekte anësore të rënda. Megjithatë, kjo mbetet e kontestuar, kryesisht për shkak të natyrës joetike të studimit të urisë në kushte shkencore dhe kështu të dhënat janë të kufizuara.
Ekziston mundësia që trupi i njeriut të shërohet nga uria, por kjo varet nga sa kohë trupit i është privuar ushqimi dhe uji.
Shërimi nga uria, së bashku me trajtimin për të, mund të zgjasë me javë apo edhe muaj.
Nëse nuk keni ngrënë bukë për më shumë se 72 orë, atëherë do të keni nevojë për kujdes mjekësor.
Ekspertët thonë se rreziku që trupi juaj të zhvillojë sindromën e riushqyerjes është një tjetër arsye se rikuperimi nga uria serioze duhet të menaxhohet nga një profesionist mjekësor.
Sindroma e riushqyerjes është kur rifutja e glukozës në trupin tuaj shkakton një ndryshim të mprehtë në ekuilibrin e lëngjeve dhe elektroliteve të trupit tuaj, shkruan KK. Kjo mund të rezultojë në komplikime ekstreme dhe madje edhe vdekje, kështu që kontrolli i rifutjes së ushqimit në trupin tuaj pas një periudhe të gjatë urie është thelbësor dhe duhet të mbikëqyret nga një profesionist mjekësor.