Mentor Haziri kritikoi Festivalin e RTSH-së! Postimit të tij i reagon Anxhela Peristeri

By

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Mentor Haziri kritikoi rëndë Festivalin e RTSH-së pasi kënga e tij u refuzua nga juria. Në festivalin në fjale zgjidhet edhe kënga fituese që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022.

Postimi i tij, ka shkaktuar shumë reagime, nga ndjekës të tij, por dhe kolegë, pjesëmarrës e ish-pjesëmarrës në Festival. Pas Alban Ramosaj, Rozana Radit, Festina Mejzini,  ka reaguar edhe fituesja e edicionit të kaluar, Anxhela Peristeri që na përfaqësoi në Eurovision, mbajtur në Holandë.

Sipas komentit të saj, ajo nuk pajtohet aspak me postimin e tij duke i lënë një koment të gjatë.

“Të gjithë kemi pasur zhgënjime në karriere por nuk kemi fajësuar kombe. Të këshilloj ta kërkosh gabimin tek vetja fillimisht, pastaj të nxjerrësh vrer për kombin shqiptar. Unë jam fituesja ne fuqi e atij festivali siç e quan ti “Te Korruptuar” dhe dikur nuk jam futur as ne finale. Gjej gabimin ku e ke Mentor sepse asnjë juri profesionistësh nuk refuzon një këngë të bukur e sidomos zërin tënd, pa arsye!”, shkruan Anxhela ndër të tjerash.

Nga ana tjetër, Mentori ka shkruar se thjesht mbron këngën e tij, ndërsa për të festivali është i korruptuar.

“Pra ti po thua që unë kam fituar me korrupsion? Rona? Genti? Aurela? Lindita?”, i është përgjigjur Anxhela, duke theksuar edhe një herë se zgjedhja është e këngëtarit që të shkojë tek festivali, jo festivali tek këngëtari. /prive.al

Artikuj të ngjashëm