Më në fund, Bora Zemani flet për takimin e saj me Donald Veshajn

By

Ajo që u përfol që nga e premtja e kaluar ishte takimi dhe puthja mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Moderatorja shkoi në Big Brother VIP për t’u takuar me miken e saj, Semin mirëpo nuk doli që nga aty pa e parë edhe Donaldin.

Të dy u çmallën me njëri tjetrin dhe takimi i tyre përfundoi me një puthje shumë romantike.

Për këtë, Bora u pyet gjatë puntatës së fundit të “Për’puthen”.

    “Ishin shumë emocione të bukura edhe për mua realisht. Ajo dalja në Big Brother, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Ç’të them, jam pa fjalë tërësisht.” – tha ajo.

E pyetur nga Arjani nëse takimi me Donaldin ishte pajtim, ajo u shpreh:

    “Kam shumë pikëpyetje për vete. Nuk jam në gjendje të jap përgjigje.”

Artikuj të ngjashëm