Producentja e njohur Vjosa Berisha prej disa muajsh po përballet me luftimin e sëmundjes së kancerit.
Për një përvojë të tillë, ajo foli disa javë më parë në rubrikën “5 data” të emisionit Prive.
Duke qenë një shembull i përballjes me këtë sëmundje me plot forcë dhe besim, Berisha ka vendosur që të realizojë një sesion me pyetje – përgjigje në Instagram me gra të cilat e ndjekin por që njëkohësisht po ballafaqohen edhe vetë me kancer.
Vjosa ka folur për sfidat dhe këshillat që mund t’i japë.
“Mendoj që sfida më e madhe është të bindësh veten që kanceri nuk është sëmundja më e keqe dhe në ditët e sotme ka më shumë raste që shërohen sesa që dështojnë. Në momentin që fillon të mëndosh kështu, pozitiviteti dhe fuqia për ta luftuar vijnë me të. Këshilla më e mirë është që asnjëherë të mos kërkosh në Google sa i përket kancerit dhe të shmangësh njohurinë e internetit sepse miliona lunatikë [të çmendur] ndajnë informacion aty” – është shprehur mes tjerash Vjosa.
Berisha mes tjerash ka treguar se pas intervenimit në muajin mars, sesionet e kimioterapisë tashmë i ka përfunduar në Kosovë nën udhëheqjen e mjekëve të departamentit të onkologjisë në QKUK. /Prive.al