Elvana Gjata po vazhdon të vendosë standarte të reja duke mahnitur me imazh. Këngëtarja ka nisur të shpërfaq pjesë nga seti fotografik të cilin e realizoi me fotografin shqiptar Eugenio Qose.
Seria e fundit e postuar hyn në vazhdën e fotove artistike të realizuara me veshje tradicionale të indianëve të Amerikës. Në to, Elvana shfaqet bardh e zi e vetme përkrah një kali në një peisazh mahnitës.
Në fotot e postuara, këngëtarja ka paralajmëruar albumin e saj të tretë nën hashtag-un #siElvana.
Mbetet të shihet se kur do të na surprizojë ajo me krijimet muzikore të cilat si përherë padyshim se do të shndërrohen në hite. /Prive.al/
https://instagram.com/p/9oVhf7wXNL