Hashim Thaçi ‘ndjek’ Ledrin

By

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë padyshim se është prioriteti kryesor i diplomacisë kosovare në kohët e fundit.

Të gjitha përpjekjet dhe energjitë po drejtohen në mënyrë që ky proces të rezultojë i sukesshëm tash kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në votimin e tij. Natyrisht se në këtë drejtim, një rol kyç ka edhe influenca në rrjete sociale.

Një numër i konsiderueshëm i artistëve janë përfshirë me postime duke shprehur përkrahjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ndër ta është edhe reperi Ledri Vula që i ka ftuar të gjithë fansat e tij që t’i bashkohen fushatës që Kosova të jetë anëtare e barabartë e UNESCO-s.

“Postoni fotografi të bukura të Kosovës sonë të bekuar duke përdorur thurjen #KosovoinUNESCO” – ka shkruar ai në Twitter.

Kjo ‘cicërimë’ e Ledrit është shpërndarë edhe nga vetë Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi duke qenë e vetmja e zgjedhur nga dhjetëra artistë. Ndryshe, një kundër-fushatë masive po zhvillohet në Serbi ku janë përfshirë shumë artistë me ndikim që kategorikisht hedhin poshtë mundësinë e pranimit të Kosovës në UNESCO. /Prive.al/

ledrihashimii

Artikuj të ngjashëm