Një kritikë më pak për Arianin, artisti heq tatuazhet e vjetra

By

Tatuazhet kanë qenë një pjesë në të cilën janë “kapur” të gjithë ata që kanë dashur të vënë në pikëpyetje atë që Arian Agushi përfaqëson sot.

Përkundër faktit që këngëtari ka sqaruar se ato janë nga një periudhë e hershme e rinisë për të cilën ka pendesë, sërish komentet kanë vazhduar.

E mesa duket, Ariani e ka gjetur zgjidhjen.

Ai më në fund i është nënshtruar ndërhyrjes së largimit të tatuazheve me laser.

Përkundër se një process i tillë është pak i lodhshëm e njëkohësisht edhe i ndarë në disa seanca, duket se Agushi do “t’i heqë qafe” një herë e mirë gjurmët e viteve “problematike” të rinisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm