Justin Bieber ndez thashethemet se Hailey është shtatzënë

By

Justin Bieber ka ndezur thashethemet se gruaja e tij Hailey është shtatzënë, pasi ai preku me butësi barkun e saj në mbrëmjen e “Met Gala”.

Por modelja 24 vjeçare u pa shpejt duke i thënë që të mos e vinte dorën aty teksa pozonin për fotografi.

Ndjekësit menjëherë aluduan një shtatëzani të mundshme të Haileyt.

Justin shihej duke parë gruan e tij me admirim gjatë gjithë kohës, ndërsa ajo ishte pozonte me një fustan të zi.

Nuk është hera e parë që ajo e qorton burrin e saj për nxitjen e thashethemeve për foshnjën, gjatë verës ajo i tha atij përmes një komenti të ndryshonte një mbishkrim të fotografisë, të cilin ai e kishte publikuar dhe shkruante ‘mami dhe babi’.

Hailey dha një deklaratë për fotografinë në “Vogue Arabia” dhe tha: “Unë i dua fëmijët dhe mezi pres të kem të mitë. Unë do të thoja që tani, ky është një realitet më i afërt, por definitivisht jo së shpejti”.

Artikuj të ngjashëm