Ish-protagonistja e “Për’puthen” do të botojë libër!

By

Shumë konkurrentë të emisionit të dashurisë iu rrekën muzikës dhe televizionit, por ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ina Kollçaku ka një vit që po punon në librin e saj të parë.

Teksa po realizonte një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, një nga ata e pyeti “Nëse jeta jote do të ishte një libër, si do e kishte titullin?”

Ina u përgjigj duke shkruar, “Nëse do ta thoja, do zbuloja titullin e librit tim”, duke zbuluar më tej se libri i saj nuk është një biografi po i zhanrit sureal.

Në një postim tjetër, ajo tha se kishte ndaluar për pak kohë shkrimin e librit po që tani po punon në të dhe dëshiron që ta botojë në disa gjuhë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm