I dashuri i Britney Spears fshiu fotot e unazës, dhe ka një arsye për këtë

By

I dashuri i Britney Spears, Sam Asghari fshiu një fotografi të një unaze të postuar në Instagramin e tij të premten, me pretendimin se llogaria e tij ishte hakuar.

Ndjekësit e tij në Instagram kapën fotografinë e unazës kur e postoi menjëherë, me mendimin që ishte gdhendur për të dashurën e tij.

Por pasi fshiu foton, ai postoi në InstaStory të tij, ku thuhej thjesht, “llogaria u hakua, qetësohuni të gjithë”, raportoi TMZ.

E kuptueshme që ndjekësit menjëherë menduan se Asghari, ishte gati t’i propozonte martesë Britneyt, duke qenë se ai u pa javën e kaluar në dyqanin e Cartierit duke shikuar unazë.

“Britney dhe Sam nuk janë fejuar ende, por ai ka folur për këtë gjithnjë e më shumë kohët e fundit,” tha ekskluzivisht një burim javën e kaluar për Page Six.

“Sam dëshiron një propozim shumë të veçantë, dhe kuptimplotë kur të jetë koha e duhur. Ai ëndërron që një ditë të bëhet edhe baba, dhe Britney, natyrisht, gjithmonë ka dashur të ketë më shumë fëmijë, pavarësisht moshës”.

Asghari ka qenë një figurë qendrore në betejën e konservatorëve të Spears si brenda ashtu edhe jashtë gjykatës. Përveç mbështetjes së tij ai u përfshi në dëshminë e Spears në rrjetet sociale, kur Spears pretendoi se ajo po mbahej nën kontroll kundër vullnetit të saj.

Ajo tha, “Gjithçka që dua është të kem në pronësi paratë e mia dhe që kjo të marrë fund dhe që i dashuri im të jetë në gjendje të më drejtojë me makinën e tij”.

Artikuj të ngjashëm