Saktësisht një muaj më parë, me datë 1 gusht, NIN përmbylli një rrugëtim të bukur televiziv prej gjashtë vitesh në një intervistë me Elvana Gjatën.
Këngëtarja e mirënjohur përpos intervistës interpretoi tetë prej këngëve të saj të viteve të fundit.
Në performancat live, sigurisht se ka pasur edhe ngatërresa.
Teksa këndon “A po vjen”, Elvanës i është përzier rreshti një moment duke bërë që të nervozohet pak.
Momentin, Gjata e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale. /Prive.al