Zbulohet formati që sjell Tean në ekran nga shtatori!

By

Prej ditësh u la të nënkuptohet se Tea Trifoni po vjen me një program në Top Channel.

View this post on Instagram

A post shared by Téa (@tea.trifoni)

Kjo falë postimeve nga ambientet e televizionit bashkë me gazetaren Fatma Haxhialiu.

Aludimet ishin nga më të ndryshmet.

Dikush dyshoi se ato do jenë opinioniste në “Përputhen” e të tjerë i ndërlidhën me “Big Brother VIP”.

Por, projekti i tyre s’ka të bëjë me asnjërin nga aludimet.

Tashmë është zyrtare se Fatma dhe Tea do jenë bashkë në një projekt krejtësisht të ri të titulluar “Goca dhe gra”.

Ky emision do ketë në fokus gratë dhe vajzat, siç nënkuptohet nga promoja fillestare e cila nuk zbulon shumë nga formati dhe struktura.

Bashkë me Fatmën dhe Tean, pjesë e katërshes së programit do jenë edhe Olesia Leco dhe blogerja Krista Merkoçi.

Presim e shohim se çka do na sjellin por e sigurt është se Tea ia doli!

Nga të gjithë ish-“Përputhësat” rezulton e vetmja deri tani që siguroi “biletën” e vazhdimit të ëndrrës së madhe në televizionin që iu dha famën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm