Ndërpritet koncerti i Don Xhonit në Ferizaj!

By

Don Xhoni po vazhdon suksesshëm turin e tij veror.

Pas hiteve dhe famës së menjëhershme, kudo ku reperi po shkel, po e presin qindra fansa.

E njëjta situatë ka qenë edhe mbrëmë në Ferizaj, vetëm se me një dallim.

Të pranishmit nuk kanë mundur të shijojë koncertin e reperit sepse mbrëmja është ndërprerë.

Me shumë gjasë, kjo ka ndodhur për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID.

Rritja shqetësuese e rasteve në ditët e fundit ka mobilizuar Policinë dhe Inspektoratin për të intervenuar në zona të ndryshme ku ka grumbullime të mëdha të njerëzve.

Don Xhoni i ka kërkuar falje të pranishëmve duke premtuar se do të rikthehet sërish. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm