Adelina Tahiri rikthehet!

By

Këngëtarja Adelina Tahiri, tashmë e një kohë të gjatë ka pauzuar nga skena muzikore.

Artistja përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ka lajmëruar fansat e saj, se shumë shpejt do t’i rikthehet projekteve muzikore.

“Falma”, titullohet kënga e re, e cila tashmë është përfunduar, dhe pritet të lansohet shumë shpejt.

Kënga është punuar nga artisti shqiptar Anxhelo Koci.

Adelina përmes Instagramit është shprehur falenderuese, ndaj të gjithëve që i ndihmuan në realizimin e projektit. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm