Si t’i shmangni mendimet që iu mbajnë zgjuar gjatë natës?

By

Shumë njerëz ballafaqohen me probleme të gjumit, si pasojë e mendimeve që kanë gjatë natës. Këto mendime zakonisht janë negative dhe në këtë formë, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të pagjumësisë.

Më poshtë gjeni disa mënyra sesi t’i shmangni këto probleme:

Largoni pajisjet tuaja elektronike.

Përdorimi i telefonave, laptopëve dhe tabletave para se të flini mund të rrisë nivelin e ankthit dhe stresit, veçanërisht nëse lexoni ose shikoni lajme ose gjëra të tjera që ju bëjnë të shqetësuar. Përveç kësaj, drita nga këto pajisje elektronike ndikon keq në prodhimin e melatoninës në trupin tuaj, duke e bërë edhe më të vështirë rënien në gjumë.

Merruni me aktivitete relaksuese

Tani që keni i keni larguar pajisjet elektronike, mund të mendoni për disa alternativa më të shëndetshme. Mund të provoni një aktivitet relaksues që ju përshtatet më shumë, si leximi, ngjyrosja, dëgjimi i muzikës, shëtitja ose gatimi.

Programoni një kohë ku do t’i përkushtoheni problemeve dhe shqetësimeve të juaja

Ashtu si caktoni një kohë për të shkuar në pazar, për t’u takuar me miqtë tuaj ose për të bërë punët e shtëpisë, ju mund të provoni të planifikoni 15 deri në 30 minuta në ditë për shqetësimet tuaja. E gjatë kësaj, ju mund t’i shkruani mendimet tuaja stresuese në letër dhe të mendoni për disa hapa praktikë që mund të ndërmerrni për të trajtuar problemin që iu shqetëson. Jini këmbëngulës dhe përpiquni ta bëni këtë teknikë pjesë të rutinës tuaj për të arritur rezultate më të mira.

Merrni frymë me aromën e vajit esencial të livandës.

Vaji esencial i livandos shpesh përdoret për lehtësimin e stresit, relaksim dhe gjumë më të mirë. Ju mund të spërkatni disa pika në një peshqir ose leckë, ose të shtoni pak vaj në banjën tuaj. Vajrat esenciale mund të shkaktojnë reaksione alergjike, prandaj bëni kujdes kur i përdorni.

Ndizni televizorin.

Ne e dimë që tashmë kemi rekomanduar të heqim qafe të gjitha pajisjet tuaja para gjumit, por nëse asgjë nuk ju ndihmon, shfaqja juaj e preferuar televizive mund të funksionojë si shpërqendrimi që i nevojitet shumë trurit tuaj. Drita që lëshon TV është më larg nga sytë tuaj sesa ajo që vjen nga telefoni juaj, kështu që është më pak e dëmshme. Në fakt, shumë prej nesh mund të bien lehtë në gjumë vetëm duke dëgjuar TV me sytë mbyllur.

Artikuj të ngjashëm