Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Dashi

Do jeni më shprehës gjatë kësaj jave dhe do thoni çdo gjë që do mendoni. Ju që keni një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj për disa çështje mjaft delikate. Mund të ngrini edhe zërin e mund të debatoni, por në fund do merrni vendimet e duhura. Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim dhe nuk duhet të nxitohen për asnjë lloj arsyeja. Gjërat më të bukura ndodhin në kohën e duhur. Buxheti do ketë përmirësime të vogla, por që do ju hyjnë në pune. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Ata që kane kaluar një infeksion para disa kohesh do pastrohen tërësisht. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambiciozë dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë që dëshironi. Vazhdoni përpjekjet sa të mundni.

Demi

Planetët do ju ndihmojnë ta mbroni veten dhe jetën tuaj nga çdo gjë këtë javë. Do jeni më të qarte në mendime ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Do ndani çdo ndjenjë e mendim më atë që keni në krah dhe kjo do ju afrojë akoma më tepër. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shmangin dot dashuritë me shikim të parë. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze. Sipas Ditare.net, shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Në punë do jetë javë e favorshme për te nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat

Binjakët

Gjatë kësaj jave nuk do ju mungoje origjinaliteti dhe shpesh mund të kaloni në delir nëse jeni në një lidhje. Do e mbuloni tjetrin me puthje dhe nuk do mungojnë as surprizat e njëpasnjëshme. Nëse jeni beqarë ka mundësi të afroheni edhe më shumë me një koleg pune. Buxheti do jetë i mirë dhe pa probleme, megjithatë sa herë të bëni shpenzime duhet t’i bëni me kujdes llogaritë. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite. Në punë do e dini mirë ku të fokusoheni më tepër që ta keni më të lehtë arritjen e objektivit. Bëni vetëm kujdes nga disa kolegë që iu kanë inat dhe do mundohen t’iu pengojnë.

Gaforrja

Marsi që në përgjithësi ju ka nxitur të jeni luftarakë dhe të kundërshtoni, këtë javë do ju nxitë të jeni më të qetë dhe të kërkoni përherë paqen. Nëse keni një lidhje do i mbani larg debatet dhe do mundoheni ta bëni çdo ditë sa më të veçantë. Nëse keni beqarë ka mundësi të fiksoheni keq pas dikujt dhe do lëvizni çdo gur për ta bërë për vete. Si do jetë rezultati final? Prisni dhe do e shihni. Në planin financiar nuk do i bëni me kujdes llogaritë dhe ka rrezik që duke filluar nga e enjtja të keni probleme. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime të vogla, pasi do keni mbrojtje goxha të mirë imunitare. Sektori profesional do vazhdojë të mbetet gjithë kohës i kënaqshëm dhe i mbushur me arritje. As vete nuk e kishit menduar se mund të arrinit gjithçka me aq lehtësi.

Luani

Venusi dhe Urani do kujdesen për ju gjatë gjithë kësaj jave dhe do sjellin gjëra përgjithësisht pozitive. Nëse jeni në një lidhje do zbuloni gjëra të reja nga njëri-tjetri dhe do filloni të mendoni se jeni me fat që e keni partnerin në krah. Nëse jeni ende vetëm do tregoheni më sensualë m gjestet dhe veshjen dhe do bëni për vete edhe miqtë që do ju qëndrojnë pranë. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur kjo edhe falë ndihmës së familjarëve. Në fundjavë mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti do jetë më i mirë se kohet e fundit megjithatë ende nuk do e rimerrni plotësisht veten. Në punë do veçoheni nga të tjetër për aftësinë tuaj menaxhuese, për seriozitetin dhe largpamësinë.

Virgjëresha

Jupiteri do ju bëjë intuitivë gjatë kësaj jave dhe me shumë mundësi nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Nëse keni një lidhje do arrini të kaloni çdo problem dhe do i tejçoni partnerit mesazhet e duhura. Nëse jeni ende vetëm duhet të mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Sot nuk është dita juaj me fat. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse doni që gjendja të stabilizohet. Po shpenzuat pa masë do keni probleme. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa shqetësime. Edhe dhimbjet që keni ndier së fundmi do qetësohen. Në punë ambienti do jetë i tillë që do iu stimuloje të bëni çdo përpjekje për t’ia dalë mbanë.

Peshorja

Saturni dhe Urani do ju ndihmojë të flisni edhe për tema delikatë gjatë kësaj jave dhe nuk do keni aspak probleme. Do ndiheni më të qetë se asnjëherë. Nëse keni një lidhje do i qëndroni kurdoherë besnikë ndaj partnerit dhe as nuk do tundoheni nga disa persona që do iu joshin, Nëse jeni në një lidhje mundohuni t’i mbani këmbët në tokë dhe të mos i besonin gjithkujt që do iu joshë. Buxheti do jetë akoma i paqëndrueshëm sepse do jeni të detyruar të kryeni shpenzime të nevojshme në çdo moment. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mirë është të mbroheni nga i nxehti. Në punë do jeni më të matur, më të motivuar dhe më të kujdesshëm. Nëse vazhdoni kështu shumë shpejt keni për të marrë edhe ngritje në detyrë.

Akrepi

Një fllad i ngrohtë lirie dhe gëzimi do fryjë këtë javë. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni shumë impulsive dhe kjo mund të sjellë probleme goxha të mëdha mes jush dhe atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do mundni dot ta gjeni princin tuaj te kaltër, por gjithsesi nuk do mërziteni dhe nuk do e ndieni vetminë për shkak të argëtimit me miqtë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do i shlyeni borxhet, do investoni dhe do jeni të qetë. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Në punë do keni fat. Mund t’iu bëhet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo gjë duhet menduar me kujdes.

Shigjetari

Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Duroni edhe pak me shume. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mungojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Bricjapi

Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lire për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

Ujori

Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të sakrifikoni lirinë tuaj për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëni disa gabime të pafalshme. Buxheti do vazhdoje të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të çlodheni. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.

Peshqit

Do jeni shumë të mençur gjatë kësaj jave dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Ju të dashuruarit nuk do doni aspak të qëndroni në qetësi dhe do bëni të pamundurën që të luftoni fort me rutinën. Do i shtoni aktivitetet sportive, daljet dhe gjithçka që do ju bëjë të dyve të ndiheni mirë. Ju beqarët do e shfrytëzoni në maksimum lirinë tuaj dhe nuk do doni të ndryshoni status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Në punë do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bërë nga disa kolegë të rinj.

Artikuj të ngjashëm