Ariana Grande dhe i fejuari i saj, Dalton Gomez sapo bënë hapin e radhës në konsolidimin e lidhjes pasi u martuan në një ceremoni private.
Fundjavën e kaluar, fituesja Grammy u martua me Dalton Gomez në një ceremoni private martese të mbajtur në shtëpinë e saj në Montecito të Kalifornisë.
Çifti, i cili u fejua për herë të parë në dhjetor 2020, lidhi kurorë në një mjedis privat, me një burim që i tha ‘E! News’ se ceremonia “ishte e vogël dhe intime.
Një burim i afërt me yllin e popit tregon se lista e të ftuarve përfshinte rreth 20 anëtarë kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë. “Ishte një ditë e bukur dhe shumë romantike”, shton burimi.
“Të gjithë janë të lumtur për ta. Ishte perfekte dhe pikërisht ajo që donte Ari”.
Lajmi për martesën e tyre vjen vetëm pesë muaj pasi këngëtarja njoftoi fejesën e tyre në Instagram.