Shkëputjes së Adelina Tahirit nga muzika po i vjen fundi

By

Adelina Tahiri publikoi një fotografi nga studioja muzikore, duke lënë të kuptohet se ajo po bëhet gati për një këngë të re.

Më datë 20 tetor 2019, Adelina Tahiri publikon videoklipin “Hile Hile”. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production. Kjo ishte edhe hera e fundit që e pamë këngëtaren në një videoklip.

Në dhejtor të vitit që lamë pas ajo ishte e ftuar në Prive, dhe në një intervistë të realizuar në ambientet e bukura të Shkupit, ajo na përditësoi shumë nga jeta e saj dhe përditshmëria.

Ndonëse për një kohë e shkëputuar nga muzika, Adelina nuk ka humbur fillin e të rejave në industrinë e muzikës.

Duke qenë në industrinë e muzikës për shumë gjatë, ajo ka vërejtur edhe disa ndryshime, por që nuk mund të thuhet se ishin për më mirë…

Ndiqni intervistën e saj të plotë në intervistën e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm