Incidenti në funeralin e Princit Philip – arrestohet një grua gjysmë lakuriq

By

Një grua topless thuhet se është arrestuar jashtë portave të Kalasë Windsor, ku po zhvillohej funerali i Princit Philip.

Një protestuese, jo e zakontë, vrapoi përpara një turme afër kalasë pas heshtjes që po mbanin në nderim të Dukës së Edinburgut.

Gruaja vrapoi ndëkohë që bëtiste “shpëtoni planetin”, pasi turma filloi të duartrokiste pas heshtjes.

Ajo u hodh mbi një statujë të Mbretëreshës Victoria para se oficerët e policisë ta largonin atë nga vendi i ngjarjes, në Castle Hill.

Qindra njerëz iu bashkuan homazheve të Princit Philip, të cilët u rreshtuan jashtë kalasë.

Oficerët e armatosur, të vendosur mbi ndërtesat vëzhgonin turmat përreth.

Një zëdhënëse e Policisë tha për Mirrori: “Rreth 3.05 pasdite Policia e Thames Valley bëri një arrestim të një gruaje 55-vjeçare nga West Sussex, nën dyshimin e përdorimit të fjalëve / sjelljeve kërcënuese / abuzive që mund të shkaktojnë ngacmime, alarm ose shqetësim.’

Artikuj të ngjashëm