Ka kaluar mbi një vit që kur legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe vajza e tij 14 vjeçare, humbën jetën në një përplasje fatale të aeroplanit ku po udhëtonin.
Bashkëshortja e tij, Vanessa Bryant, vazhdoi të vajtojë humbjen e yllit të famshëm të NBA Kobe Bryant edhe në 20 vjetorin e martesës.
Ajo ndau disa imazhe për të nderuar partneritetin e tyre të palëkundur në një ditë shumë të veçantë, duke shkruar: ‘Të dua tani, përgjithmonë dhe përgjithmonë.’
Në një tjetër postim ajo publikoi një fotografi ku çifti shihen duke shkëmbyer puthje në ditën e martesës.
‘Gëzuar përvjetorin, bebe. Unë të dua. 20 vjet’, shkroi ajo. /Prive.al