Live në televizion, Edi Rama padashje zbulon shtatzëninë e moderatores shqiptare

By

I ftuar në emisionin “Open”  e Eni Vasilit, Edi Rama pa dashje bëri publike shtatzëninë e saj.

Moderatorja dhe gazetarja është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj po bëhen prindër të binjakeve vajza.

“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, tha Rama.

Pas deklaratës së kryeministrit, moderatorja konfirmoi për herë të parë se kjo është e vërtetë. Ky ishte reagimi i parë i moderatores për shtatzëninë e saj pas lajmeve që raportonin se ajo ishte në pritje të ëmbël. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm