Para pak javësh, Dafina Zeqiri publikoi këngën “Duro” që jepte një mesazh të fortë dhe ndryshe nga projektet e tjera të saj.
Këngëtarja u mundua që përmes këngës t’i inkurajonte njerëzit të kërkojnë ndihmë kur nuk janë mirë.
Së fundmi, Dafina njoftoi përmes Instagram se mori një mesazh nga “Linja e jetës” (aty ku njerëzit mund të drejtohen për të kërkuar ndihmë), se ka pasur shumë telefonata pasi kanë dëgjuar këngën e saj.
Këngëtarja shpërndau mesazhin duke treguar se kjo e ka bërë të lumtur pasi projekti i saj ‘ndihmoi’ sado pak njerëzit që kanë nevojë për ndihmë të drejtohen aty ku duhet./Prive.al